Abdullah Zeneli paralajmëron refuzimin e çmimit “Ali Podrimja” për poezi

Abdullah Zeneli paralajmëron refuzimin e çmimit “Ali Podrimja” për poezi

16 shkurt 2017 08:53

Prishtinë, 16 shkurt - Akademik Eqrem Basha është laureat i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”. Ministria e Kulturës e cila i ndan çmimet, të mërkurën ka bërë publike listën e fituesve. Por pak orë pas shpalljes, njëri nga ta ka paralajmëruar se do ta refuzojë atë.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” u është ndarë autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”. Por Zeneli ka thënë se nuk e pranon këtë çmim. Ai nuk ka dhënë shumë detaje sa u përket arsyeve. Ka thënë se ato do t’i bëjë publike në ceremoni (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme