Prishtinë, 16 shkurt - Akademik Eqrem Basha është laureat i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”. Ministria e Kulturës e cila i ndan çmimet, të mërkurën ka bërë publike listën e fituesve. Por pak orë pas shpalljes, njëri nga ta ka paralajmëruar se do ta refuzojë atë.
Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” u është ndarë autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”. Por Zeneli ka thënë se nuk e pranon këtë çmim. Ai nuk ka dhënë shumë detaje sa u përket arsyeve. Ka thënë se ato do t’i bëjë publike në ceremoni (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo