Në Butrintin e UNESCO-s po ndërtohet lokal brenda parkut

02 tetor 2017 13:15

Një ngjarje në kufijtë e skandalit është regjistruar në Parkun Arkeologjik të Butrintit, transmeton oranews.

Në brendësi të parkut, të mbrojtur nga UNESCO, ka nisur ndërtimi i një objekti fare pranë një muri prehistorik 7 shekuj para Krishtit.

Nga burime jo zyrtare mësohet se brehet fjale per nje lokal.

Sipas UNESCO-s, brenda Parkut Arkeologjik nuk lejohet asnjë ndërtim. Punimet po bëhen në Akropolën e qytetit, pranë kullës Veneciane. Sakaq punetoret aty kane qene shume te rezervuar, duke deklaruar se nuk dinë për kë punojnë.

Drejtori i Parkut, Gjergji Mano, konfirmon se leja për objektin është dhënë nga Ministria e Kulturës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme