Ekspedita shqiptaro – çeke pranë gjetjes së nëndetëses së mbytur 101 vjet më parë

Ekspedita shqiptaro – çeke pranë gjetjes së nëndetëses së mbytur 101 vjet më parë

02 tetor 2017 11:12

Ekspedite e përbashkët shqiptaro – çeke për identifikimin e nëndetëses austro-hungareze SMU-16 mbytur në ujërat shqiptare në tetor te 1916.

Janë gjetur deri tani disa relika që i përkasin kësaj anijeje.

Auron Tare, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, thotë se ”Reliket u gjeten nga kërkimet shqiptaro- amerikane 3 vite të shkuara”.

“Ndërkohë, për identifikimin e plotë po kryhet një ekspeditë profesionale, ku në ndihmë kemi edhe fotot dhe skicat e nëndetëses të ardhura nga arkivi i luftës së Gjermanisë”, thotë Tare, duke shtuar se jemi shumë pranë nëndetëses së mbytur 101 vjet më parë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme