Kulturë

Ansambli “Saz’iso” prezanton muzikën tradicionale shqiptare në Londër

Gati tri dekada që nga rënia e komunizmit, një grup i muzikës folklorike nga Shqipëria po mëton që të depërtojë në skenën botërore të muzikës.

“Saz’iso” këndojnë këngë dhe melodi tradicionale të qyteteve që gjenden në Jug të Shqipërisë. Më në fund qëllimi i tyre dhe puna që kanë bërë deri më tani po merr njohje ndërkombëtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata janë bashkuar nga producenti londinez Joe Boyd, i cili bashkëpunoi me bende si “Pink Floyd”, për të incizuar një album dhe për një performancë në “Barbican Center” në Londër, pas disa javësh.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një emisioni në radion e njohur britanike “BBC Radio” ku shpalosen detaje rreth këtij projekti, mënyrën sesi sazet kanë ndikuar në ata që janë rritur gjatë kohës së komunizmit me këtë muzikë e që nuk kanë pasur fort mundësi të hapen drejt rrymave të tjera.

Albana Kasapi, e cila po ashtu e drejton këtë emision, kujton se si kjo lloj muzike pati ndikim për të.

Aurel Qirio është një prej atyre që po mundohet ta mbajë gjallë këtë muzikë. Ai është violinist në grupin e muzikantëve shqiptarë “Saz’iso”. Brenda dy javësh ata do ta lansojnë albumin me 15 këngë tradicionale, në koncertin e tyre të parë jashtë Shqipërisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.