“On Line” për udhëtimin në tren shfaqet në kuadër të “Hyjnesha në fron”

“On Line” për udhëtimin në tren shfaqet në kuadër të “Hyjnesha në fron”

02 tetor 2017 09:35

Linja e trenit që kalon nëpër Vietnam trazon botën e Kimit. Ai është punëtor i ri i trenave. Çdo javë udhëton jashtë shtetit.

Jeta lineare më nuk është e mjaftueshme për të, krahasuar me ëndrrat dhe dëshirat që ka. Udhëtimi i tij i fundit me tren shtjellohet gjatë nëntë minutave, aq sa zgjat filmi i shkurtër “On Line”, me regji të Manu Sobral dhe Ferando Calabron, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jeta e Kimit shumë shpejt do të ndryshojë. Ky udhëtim përcillet me pamje të peizazheve të ndryshme, që filmbërësit kanë sjellë me mjeshtri. Si i tillë, ky film jorastësisht u dha për publikun kosovar. Në fakt, vendi se ku është xhiruar përkon mjaft mirë me festivalin “Hyjnesha në fron”.

“On Line” është vetëm një prej gjashtë filmave që gjatë ditës së diel ndezën ekranin në vagonin e shndërruar në sallë kinemaje. Nё trenin e linjёs Prishtinё – Pejё bashkë me nisjen e vagonëve të rinj u hap edhe programi i “Udhёtimit me tren” ku shfaqen filma të shkurtër.

Përveç “On Line”, të pranishmit patën rastin ta shohin edhe filmin nga Belgjika “Nimmer”, “Adaptation” nga Polonia, filmin e shkurtër amerikan të animuar “Leaves of fall”, “As my heart beats” nga Franca, dhe “The letter” nga Rusia. Me këta filma edhe nisi edicioni jubilar i festivalit i cili zë vend në Stacionin e Trenit në Fushë- Kosovë.

Janë 25 të metrazhit të shkurtër dhe 8 filma të gjatë që do të shfaqen gjatë ditëve të festivali prej datës 30 të muajit shtator deri më 4 tetor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme