Të falim të pafalshmen për një jetë të qetë

Të falim të pafalshmen për një jetë të qetë

01 tetor 2017 08:30

Luljeta Ademi u lind më 26 prill 1987 në Prishtinë. Është e kualifikuar në drejtimin e baletit - shkolla e mesme e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Ka diplomuar edhe në Degën e Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Është anëtare e Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës që nga viti 2000/2001, është njëra ndër solistet e para të kësaj trupe, e cila gjatë këtyre viteve ka performuar në 39 shfaqje artistike të repertorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Disa nga shfaqjet ku ka luajtur janë: “Bukuroshja e fjetur”, “Carmen”, “Copelia, “Netët arabe”, “Liria ime”, “La file mal garde”, “Othello” e të tjera.

Ademi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Narti. Emri që i jep kuptim jetës sime. Ardhja e tij në jetë para gjashtë vjetëve ndryshoi jetën time dhe gjithçka përreth meje. Çdo mëngjes kur zgjohem me të pranë meje, e falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë ta përjetoj ndjenjën e të qenit nënë, një ndjenjë e papërshkrueshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme