Kulturë

Bruce Springsteen me rrëfimin intim në Broadway

Descriptive Text

“Springsteen on Broadway” (Springsteen në Broadway). Për kantautorin që ishte ngritur nga koncertet nëpër bare të Jersey Shore për t’u bërë simbol i empatisë për klasën punëtore të Amerikës, i cili ka interpretuar nëpër skena të mëdha për gati katër dekada, paraqitja në mënyrë të thjeshtë duket të jetë si përplasje e nivelit me stilin.

A është një koncert më intim apo ngjarje teatrore? Springsteen thotë se është diçka tjetër dhe se një qëndrim i zgjatur në Broadway është ajo që dëshiron ta bëjë tani. Gjithçka ka nisur në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Më 12 janar, në javët e fundit të administratës së Obamas, Springsteen kishte mbajtur një koncert akustik në “East Room”, në festën që familja Obama ua bënte 250 anëtarëve të stafit.

Për Springsteen, i cili e merr secilën performancë shumë seriozisht, ky ishte një moment kthese. Ai me kujdes kishte përmbledhur në një listë këngë nga karriera e tij e gjerë: i kishte ringjallur këngët duke i shoqëruar me rrëfime dhe kujtime nga autobiografia “Born to Run” që e kishte botuar më 2016.

“Ka pasur shumë rrëfime aty, gjë që na kthen tek ditët tona të hershme në Bottom Line kur ishim para qindra njerëzve”, ka thënë Springsteen në një intervistë në studion brenda shtëpisë së tij në Colts Neck, tek ka rikujtuar sesi klubi “Greenwich Village” ku i kishte mbajtur koncertet në verën e vitit 1975, qe bërë sensacion. “Kishte funksionuar në një paraqitje shumë, shumë intime”.

Duke shkuar në shtëpi në Washington, Springsteen dhe gruaja e tij, Patti Scialfa, dhe menaxheri Jon Landau, e kishin menduar se më shumë njerëz duhet ta përjetonin një performancë si ajo.

“Mënyra sesi ai i kombinon fjalët e folura me këngët që ka zgjedhur, tingëllon një gjë shumë e thjeshtë”, ka thënë Landau. “Por është një pjesë e vërtetë e performancës artistike”.

Rezultati i kësaj, nëntë muaj më vonë, është “Springsteen on Broadway” që nis të shfaqet nga 3 tetori dhe do të vazhdojë, për pesë mbrëmje në javë, deri në shkurt. Spektakli do të inskenohet në teatrin me 960 ulëse, “Walter Kerr Theater”, që ishte ndërtuar më 1929 dhe ishte shtëpia e shumë produksioneve të famshme fituese të çmimeve “Tony” – më e frekuentuara se çdo teatër tjetër i “Broadway”. Springsteenit i duhet të këndojë një muaj për të arritur numrin e fansave që do të mund t’i tubonte në një stadium... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.