Kulturë

Bollywoodi dhe paragjykimet e tij ndaj Perëndimit

Në vitin 2015, presidenti Barack Obama ishte i ftuar si mysafir nderi në paradën e Ditës së Republikës Indiane.

Një gjë e tillë e mbajti ekipin e tij zgjuar tërë natën, në ditët para ngjarjes. Stafi i tij bëri hulumtime me orë të tëra, u munduan të gjejnë alternativa të tjera dhe – në momentin që mundësia u finalizua – me kujdes e drejtuan Obaman.

Çka ishte ajo që i shqetësonte ata? Të vendosin se cilën frazë bollywoodiane duhet ta citojë presidenti në fjalimin e tij, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Nuk kishte të bënte me të qeshurat. Homologu i tij indian, kryeministri Narendra Modi, muaj më parë kishte bërë nam në Madison Sqare Garden në New York duke i thënë audiencës mirupafshim me “Forca le të jetë me ju”.

Fakti se Modi solli një frazë nga “Star Wars”, derisa ylli i “X-Men” Hugh Jackman qëndroi pranë tij në skenë, e bëri përshëndetjen e tij edhe më qesharake. Kështu ekipi i Obamas zgjodhën që ai të citonte nga filmi “Dilwale Dulhaniya Le Jaayenge” (I guximshmi do të marrë nusen” i njohur në Indi si DDLJ), që shpalos shumë për trashëgiminë e romancës së vitit 1994 në të cilën luan Shah Rukh Khan dhe Kajol, çifti më i suksesshëm i Bollywoodit.

Në skenën hapëse të DDLJ, Baldev Singh, patriarku i portretizuar nga Amrish Puri qëndron në Trafalgar Square të Londrës duke ushqyer pëllumbat nën qiellin e hirtë. Në mendjen e tij, atij i duket se po qëndron në fshatin e tij në Punjab me fusha të gjelbra e të verdha e më pas muzika dëgjohet në sfond. Me këtë skenë, regjisori Aditya Chopra tregon se për çka bën fjalë DDLJ – dhe atë se për çfarë janë të etur për të parë mijëra emigrantë indianë në mbarë botën.

Për dekada, indianët kanë migruar nëpër shtete të ndryshme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Malajzia dhe Afrika e Jugut; shumë prej tyre luftuan ndarjen duke u munduar që të mbajnë vlerat e tyre indiane derisa janë munduar që të integrohen në shoqëri krejt tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.