Rezidenca e dikurshme e Begut

Rezidenca e dikurshme e Begut

01 tetor 2017 13:00

Kushedi sa e sa mysafirë mund të kenë kaluar nëpër kullën e veprimtarit e patriotit Zenel Beu në Pejë, derisa ajo shfrytëzohej për banim. E nuk kanë të numëruar as sot mysafirët që në kullën që tash është kthyer në njërin prej restoranteve më atraktive të qytetit perëndimor të Kosovës shkojnë për të ngrënë e për të pirë.

Në lagjen që njihet si “Pelivan Mejdani”, në pjesën qendrore të qytetit, ndodhet kulla me tri etazhe, e ndërtuar në shekullin XIX, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në histori ajo njihet si “Rezidenca e Begut”. Por në ditët e sotme famën më së shumti ia japin restoranti e kuzhina tradicionale, aq sa kërkimet në internet për këtë monument fillimisht rendisin faqet që promovojnë funksionin e ri të cilin e ka marrë. Ambient i këndshëm e i ngrohtë me meny tradicionale shqiptare është përshtatja që i është bërë historisë që e bart me vete ky objekt.

U dogj nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1998/99, por u ndërtua në pjesët e dëmtuara ashtu siç ka qenë atëherë kur Beu i Begollëve dha urdhër për ndërtimin e saj.

Ringritja pas 1999-s

Vitin 1854 e ruan Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore si kohën në të cilën u ndërtua kulla. E trajton si kullë monumentale shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit atë që njihet edhe si “Rezidenca e Begut” e “Kulla e Zenel Beut”.

“Meqë ishte banesë e fortifikuar, pos vlerës së mirëfilltë si objekt banimi, kulla trikateshe (sipas njehsimit popullor) kishte edhe karakter mbrojtës”, thuhet në historikun që ky institucion shtetëror e ka përpiluar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme