Piktorja që proteston për librin dhe femrën

Piktorja që proteston për librin dhe femrën

01 tetor 2017 11:22

Një grua me plis bart libra me kokën e saj. Në realitet bëhet fjalë për diçka të pazakonte në ditët e sotme në Kosovë. Por dikur gratë shqiptare kanë bartur mbi kokë ushqime, zakonisht për t’ua dërguar atyre që kanë punuar tokën.

Mirëpo ky fakt nuk është ai që e ka frymëzuar piktoren Jeta Kalaveshi për një vepër me temë të tillë. Verën që shkoi ajo ishte pjesë e ekipit që ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat e Frankofonisë në Bregun e Fildishtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atje i kishte bërë përshtypje se si gratë bartnin gjëra të ndryshme, si kova mbi kokë. Kishte zgjedhur që ta paraqiste një shqiptare që bartte libra. Veprat letrare anojnë nga ana e djathtë mbi kokën që e mbulon plisi. Këtë “devijim”, Kalaveshi e ka bërë qëllimisht.

“Ne nuk do të mundë ta bartnim atë peshë që bartnin ato, prandaj edhe librat anojnë në njërën anë”, thotë Kalaveshi. Por librat zënë një vend të madh në krijimtarinë e saj.

Metafora për vdekjen e lexuesit

Talentin për pikturë kishte nisur ta nxirrte në pah qysh në shkollën fillore. Por pas përfundimit të shkollës së mesme, Kalaveshi kishte vazhduar studimet për marketing dhe kishte punuar disa vite në profesionin e parë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme