Ali Pashë Tepelena në përpjekjet për pavarësi nga Porta e Lartë

Ali Pashë Tepelena në përpjekjet për pavarësi nga Porta e Lartë

30 shtator 2017 10:52

Ali Pashë Tepelena, për dallim nga elita tjetër lokale osmano-shqiptare, bënte përpjekje për një pavarësi më të madhe nga Porta e Lartë. Përpjekja për më shumë pavarësi, Ali Pashë Tepelenën e kishte sjellë deri te konflikti me dy fuqitë kryesore evropiane, me atë të Britanisë së Madhe dhe me atë të Rusisë, për çka, në të ardhmen, do të kishte pasoja afatgjate për të dhe pashallëkun e tij.

Në të vërtetë do të ishin këto dy fuqi botërore që do të mbështesnin politikat centralizuese të Portës së Lartë, dhe të cilat do të nxisnin marrjen e masave ushtarake kundër Pashallëkut të Janinës, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse qëllimet afatgjate strategjike të Francës më së miri i ka shprehur Napoleon Bonaparta në letrën dërguar gjeneral Gjentilit, ku mes tjerash, shkruante: “Është në interesin e Republikës sonë që ky Pasha të forcohet, që të mundë t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët e tij, të bëhet një princ i dorës së parë që, pastaj, të mundë t’i shërbejë edhe Republikës. Dërgoni pranë tij oficerë të shtatma­dho­risë e të xhenios deri sa të krijoni një shtet sipas gje­ndjes së popullsisë dhe me zakone plotësisht shqiptare.”

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme