Kulturë

Koncert sensibilizues në mbrojtje të Lumit Vjosa

Elina Duni ka njoftuar se më datë 18 tetor, do të mbahet një koncert në Tiranë në mbrojtje të Lumit Vjosa.

Këtë njoftim ajo e ka bërë në Facebookun e saj, ku ka njoftuar edhe për artistët tjerë që do të marrin pjesë.

Mos ma prek Vjosen!

Xhevahiri i egër i Evropës.

Koncert sensibilizues në mbrojtje të Lumit Vjosa

18. Tetor 2017 / Ora: 19.00 /

Në Tiranë - Sheshi përballë Muzeut Kombëtar

Faleminderit Briken Rrozhani per posterin!

LUM LUMI I LIRË! Elina Duni, Eda Zari

Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Grupi i Bençës, Blerat & Besfort Këpuska, Dj. ODA

Artistët kthehen sërish, fill pas një viti nga koncertet protestë “Mos ma prek Valbonën“, dhe “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri“, në Sheshin e Kryeqytetit, pranë Muzeut Kombëtar më datën 18 tetor, në mbrojtje të Lumit Vjosa.

Në Shqipëri planifikohet ndërtimi i më shumë se 500 hidrocentraleve, fakt i cili kërcënon të gjithë lumenjtë e Shqipërisë.

Eksperiencat e kaluara na tregojnë se formatet e solidarizimit, thirrjet për bashkim në kauzë, ndërgjegjësimet kolektive, shumica (fatkeqësisht) nuk i kuptojnë, me dashje ose pa. Politikë-bërësit nuk duan t´ja dinë. Por as artistët nuk duan t´ja dinë! Solidarizim, duhet të tregojnë të gjithë ata që kanë një fije atdhetarizmi, ndjejnë akoma se kanë ende lidhje me mëmë-dheun, se kjo kauzë ju përket edhe brezave të ardhshëm dhe kush është indiferent i bën dëm të pakthyeshëm të ardhmes së vet dhe pasardhësve Fakti që politikë-bërësit nuk përfillin fare edhe kur bëjmë tubime /protestë /koncert etj., kjo na forcon më fort zërin. Janë shkelur konventa dhe ligje kaq hapur, ndaj dhe çështja ndodhen në gjykatë, dhe kështu ajo do të shkojë qoftë dhe në ate ndërkombëtare. Nuk mund të lihet diçka kaq madhore në ndërgjegjen e njerëzve skepto-apatikë që i ua kanë gozhduar trutë me propagandë-konsumizmi.

Image