“T’padashtun” nominohet për Çmimin e kritikëve holandezë

“T’padashtun” nominohet për Çmimin e kritikëve holandezë

29 shtator 2017 12:01

Prishtinë, 29 shtator - “T’padashtun” – me të cilin Kosova ia mësynë garës për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj – është nominuar për Çmimin e kritikëve holandezë të filmit. Edon Rizvanolli, regjisor i filmit të bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e ka konfirmuar lajmin se ky projekt filmik është nominuar për “Dutch Film Critics Award”, që ndahet në kuadër të Festivalit Holandez të Filmit, në të cilin u shfaq edhe bashkëprodhimi kosovaro-holandez.

“T’padashtun” qe shfaqur në edicionin e 37-të të “Netherlands Film Festival”, që u hap më 20 të këtij muaji e do të përfundojë sot.

“Filmi im është në garë me dy filma dokumentarë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme