Ambasada Franceze sjell shfaqjen e baletit “Baleti Preljocaj” në Prishtinë

Ambasada Franceze sjell shfaqjen e baletit “Baleti Preljocaj” në Prishtinë

27 shtator 2017 15:02

Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, do të organizojë një mbrëmje të jashtëzakonshme të shfaqjes së Baletit Preljocaj në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Të dy pjesët “Un Trait d’Union & Création 2017” do të shfaqen të shtunën më 7 tetor në orën 20:00.

Angelin Preljocaj, koreograf francez me prejardhje shqiptare, është sot një nga artistët më të shquar të vallëzimit bashkëkohor ndërkombëtar. Baleti i tij do të performojë në Prishtinë si pjesë e një turneu ekskluziv në Shqipëri dhe në Kosovë për prezantimin e premierës botërore të shfaqjes së tij të re “Création 2017”, e prezantuar në Francë me 21 shtator 2017.

Angelin Prejlocaj ka lindur në Francë në vitin 1957, nga prindër shqiptarë. Ai filloi studimet në vallëzim klasik para se të vazhdoj me vallëzimin bashkëkohor. Themeloi kompaninë e tij në dhjetor 1984. Që nga ajo kohë ka bërë koreografinë e 50 shfaqjeve, nga solo deri në format e mëdha.

Krijimet e tij janë rimarr në repertorin e shumë kompanive, nga të cilat gjithashtu merr porosi, si për shembull nga La Scala e Milanit, nga Baleti i New York City dhe nga Baleti i Operës Kombëtare në Paris. Sot Baleti Prejlocaj përbëhet nga 24 valltarë dhe lokalizohet në Pavillon Noir në Aix-en-Provence prej tetorit 2006, një vend i dedikuar tërësisht për vallëzim, me Angelin Prejlocaj për drejtor artistik.

“Me mbështetjen e Teatroskopit në kuadër të FranceDanse Orient-Express. Teatroskopi është program i iniciuar nga Instituti Francez, ministria e Kulturës dhe ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme”

Një konferencë për medie do të mbahet të premten më 6 tetor në orën 13:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme