“Gruaja dhe Natyra” me mesazhe për paqen

“Gruaja dhe Natyra” me mesazhe për paqen

27 shtator 2017 08:31

Është e qartë se fotografi turk Erhan Bayladi është i pasionuar pas natyrës. Këtë e dëshmojnë të gjitha fotografitë e tij. 36 sosh i solli në Prishtinë.

Male, fusha e lumenj nëpër vende të ndryshme ai i shpërfaq përmes objektivit. Në secilën prej tyre ai ka personazh një grua. Prandaj edhe e ka titulluar ekspozitën e tij “Gruaja dhe Natyra”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bukuritë që i sjellë në fotografitë e tija kanë edhe një qëllim. Ai mëton që të përçojë mesazhe për paqen, të bukurën e dashurinë. Ka udhëtuar nëpër shtete të ndryshme evropiane, për t’u ndalur të martën në Prishtinë.

Ekspozita e tij në kryeqytet njëherësh hapi edhe aktivitetet katërditore të Muzeut Kombëtar të Kosovës në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane.

Bayladi, është artist i njohur turk, i cili përveç fotografisë merret edhe me muzikën dhe shkrimin. Ai është kompozitor e shkrimtar i cili deri më tani ka botuar gjashtë libra. Prandaj ardhja e tij në Prishtinë, sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Skender Boshtrakaj, është nder për këtë institucion... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme