Rikthehet shfaqja “Copë Copë”, kësaj radhe në Teatrin e Ferizajt

Rikthehet shfaqja “Copë Copë”, kësaj radhe në Teatrin e Ferizajt

26 shtator 2017 13:28

Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015, sot, gjatë orëve të mbrëmjes do të rikthehet sërish në skenë në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” në komunën e Ferizajit.

Artistet dhe mbijetuesja e dhunës së bashku janë bashkuar për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jetët e tyre. Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapësirën e njëjtë do të riaktualizojnë forcën që këto të fundit kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.

Dramaturge e kësaj shfaqje është Blerta Zeqiri, ndërsa regjia është bërë nga Zana Hoxha – Krasniqi.

Aktoret të cilat do të interpretojnë janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

Performanca është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD. Hyrja është falas për publikun.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme