Rizbulohet vepra e Rubensit e humbur para 400 vjetësh

Rizbulohet vepra e Rubensit e humbur para 400 vjetësh

26 shtator 2017 14:00

Një portret i humbur, i realizuar nga artisti Peter Paul Rubens, është rizbuluar pas më shumë se 400 vjetësh.

Vepra e artistit flaman, e shekullit shtatëmbëdhjetë në të cilën ai analizon Duken e Buckinghamit, është identifikuar nga Bendor Grosvenor, në kuadër të “Kryeveprat e humbura britanike” që e realizon “BBC Four”, transmeton “Koha Ditore”. Vepra ndodhej në koleksionin e një muzeu në Glasgow dhe kishte qenë e ekspozuar në “Pollok House” të këtij qyteti. Por për shkak të përdorimit të madh të ngjyrave dhe pluhurit të grumbulluar, ishte menduar që kjo ishte kopje e mëvonshme e realizuar nga ndonjë artist tjetër.

Portreti i restauruar i George Villers, Dukës së parë të Buckinghamit, është vërtetuar se është vepër e Rubens, nga Ben van Benden, drejtor i muze-galerisë “Rubenshuis” në Antwerp. Ai ka thënë se kjo vepër është “një shtesë e rrallë në portretin e përgjithshëm të Rubens që shpërfaq mënyrën sesi ai i është qasur zhanrit artistik”.

“Shansi për të zbuluar një portret të një figure kaq të rëndësishme në historinë britanike nga një prej artistëve më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë, ka qenë emocion i veçantë”, ka thënë Grosvenor.

David McDonald, udhëheqës i “Glasgow Life” ka thënë se është më se i kënaqur që u zbulua se kjo pikturë është e Rubensit, një artisti të mirënjohur në gjithë globin si një prej piktorëve më të rëndësishëm të historisë.

Portreti i Dukës në të cilin duka mban veshur një kollare të përpunuar dhe bart një brez, daton rreth vitit 1625. Ai ishte figurë kontroverse që arriti të bëhej prej një fisniku deri tek i preferuari i mbretit James në Skoci. Natyra e raportit të tyre ka qenë burim i debateve të ndryshme. Disa ekspertë madje pretendojnë se kanë qenë të dashur, derisa të tjerë besojnë se ishte një miqësi e ngushtë platonike.

Punët rinovuese në “Aperthorpe Palance” në Northamptonshire, njërën prej rezidencave të preferuara të mbretit kishin zbuluar një tunel të fshehtë që i lidhte dhomat e gjumit të dy burrave. Duka ishte vrarë në vitin 1628 në moshën 35-vjeçare, tre vjet pas vdekjes së James.

Ngarkimet e shumta me ngjyrë në prapavijë dhe vende të tjera nga një artist i mëvonshëm, bashkë me qindra vite të grumbullimit të pluhurit, e kishin zymtësuar veprën e Rubens. Por analizat e studiuesve kanë nxjerrë në pah se vepra ishte pikturuar rreth datës 1960.

Pastrimet shtesë dhe testimet me rreze ultraviolete kanë treguar se nuk ishte kopje, por vepër origjinale e artistit. Piktura i është nënshtruar konservimit nga Simon Gillespie, për t’ia kthyer pamjen origjinale. Do të ekspozohet në “Kelvingrove Art Gallery and Museum” në Glasgow të enjten.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme