“Rrugëtimi” me piktura në rrëfime të realiteteve personale e shoqërore

“Rrugëtimi” me piktura në rrëfime të realiteteve personale e shoqërore

26 shtator 2017 08:41

Ngjyrat dhe format e shkrira në pëlhurë për gjashtë vjet me radhë i kanë shërbyer artistes Bardha Buza, që të shpalosë rrëfime të ndryshme, qoftë personale apo probleme të ndryshme shoqërore. Këtë e ka bërë në kuadër të ciklit që e ka titulluar “Rrugëtimi”.

Si i tillë, ky cikël punimesh sjell një anë të botës artistike të Buzës, të cilin publiku pati rastin ta shohë të hënën mbrëma. Fiks 25 piktura, të përzgjedhura nga “Rrugëtimi” janë ekspozuar në muret e “Monet- Art and Books” në kryeqytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ekspozitë personale e artistes kosovare sjell piktura abstrakte, të cilat paraqesin realitetin personal dhe shoqëror sipas këndvështrimit të Buzës.

Shpresa dhe qetësia që vjen prej kombinimit të ngjyrës, për artisten Blerta Surroi - njëherësh bashkëthemeluese e galerisë “Monet- Art and Books”- janë personifikim i vetë artistes. Ndërsa piktori Eshref Qahili veprat e Buzës i vlerëson të qarta dhe të lexueshme për të gjithë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme