Kulturë

Zvarritet bartja në Muze e veprave të evidentuara në hotelin “Grand”

Ani pse janë bërë dy vjet qysh kur janë identifikuar veprat artistike që ndodhen në hapësirat e hotelit “Grand” në kryeqytet dhe ishte paralajmëruar bartja e tyre në Muzeun e Kosovës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Mbi 100 vepra ishin evidentuar në objektin e hotelit nga një komision i përbërë prej përfaqësuesve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Ministrisë së Kulturës, që ishte themeluar në fund të vitit 2014 për t’i identifikuar, inventarizuar dhe sistemuar ato, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në shtator të vitit 2016, përfaqësues të AKP-së kishin njoftuar se veprat ndodhen në një vend të sigurt dhe se pas vlerësimit financiar të tyre, do të bëhej bartja në Muzeun e Kosovës. Por sot e asaj dite, këto vepra nuk janë dërguar në institucionin më ta lartë muzeor në vend. AKP-ja asnjëherë nuk e ka bërë publik vlerën financiare të tyre dhe as emrat e autorëve të këtyre veprave.

Ylli Kaloshi, zëdhënës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nuk ka dhënë përgjigje konkrete se përse nuk është bërë bartja e tyre në Muzeun e Kosovës dhe as sa i përket vlerësimit financiar. Por ai e ka ripërsëritur deklaratën që të gjitha këto vepra “janë të vendosura në një vend të sigurt dhe do t’i dorëzohen Muzeut të Kosovës” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.