Radikalizmi i “The Prophet Rage” me anëtarët e bendeve legjendare

Radikalizmi i “The Prophet Rage” me anëtarët e bendeve legjendare

24 shtator 2017 21:00

“Bëje një hap të çuditshëm pastaj bombardoje një majtist në vend të fashistit”, këndonte Zack de la Rocha para 25 vjetësh në debutimin e fuqishëm të grupit “Rage Against the Machine”.

Është pak e çuditshme që grupi “Prophet Rage” ende mendon se është hata t’i japësh flakaresh një nazisti.

Super-grupi rock dhe rep i bëri bashkë disa prej militantëve radikalë të bendeve të njohura, përfshirë ata të ritmit në “Rage Against the Machine”, Chuck D-në dhe DJ Lordin e “Public Enemy” dhe B-Realin e Cyrpess Hillit. Ishte një kohë kur krejt këta artistë konsideroheshin të rrezikshëm dhe albumi i parë i “Profetëve” tregon se ata ende nuk e kanë humbur atë titull.

“Ne kemi Molotov”, rimon Chuck D, njëri prej qindra vargjeve të muzikës armatosëse që bën thirrje për rezistencë dhe luftë ndaj së keqes, shkruan “Pitchfork.com”, transmeton “Koha Ditore”.

“Prophets of Rage” nuk është veç bend, insistojnë vetë anëtarët e grupit. Ata janë kundërsulmues. Ky grup u bë bashkë jo veç pse de la Rocha ishte i interesuar dhe se përbërja do të mundësonte fitime nga biletat, por koha e kërkonte një grup të tillë.

“Këtu në kolltukun e garazhit janë këta 20 kilotonë eksploziv të muzikës rock’n’roll që vijnë me katalogun e ‘Rage Against the Machine”, kishte thënë kitaristi i grupit Tom Morello në një intervistë të realizuar javë më parë. Prandaj ata iu përgjigjën thirrjes: “Kush do të luajë, nëse ata nuk këndojnë hitet e vjetra, por vendosin të këndojnë këngët e reja që duken si ato të vjetrat”.

Mes ritmit të rapit dhe kitarës shpërthyese të Morellos, origjinalja e “Prophets of Rage” vjen me ndikimin brutal të klasikeve të “Rage Against the Machine”. Pa liderin de la Rocha është e vështirë të bëhet bashkë fantazia e secilit anëtarë të grupit.

Muzikës së tyre fizike u duhet një këngëtar me qëndrueshmëri dhe mushkri të mëdha sa titaniku – një lider që në krejt koncertin më shumë qëndron në ajër sesa në tokë. Shkaku i respektit për Chuck D, edhe në kulmin e rinisë së tij nuk do t’ia dilte të përmbushte pritshmërinë. Edhe pse zëri i tij është i fuqishëm, ai e gjen veten më mirë te këngët origjinale se te këngët e reja. Edhe pse tregon shkathtësitë në këngët “Kool-Aid” dhe “Radical Eyes”, “Profets of Rage” nuk e kanë një lider të tillë gjatë tërë kohës.

Për artistët që e kanë të shtrënguar politikën me identitetin e tyre, këngët e “Profetëve” shpalosin detaje të kësaj lidhjeje. Vargjet e tyre janë të lidhura mirë me kryetitujt e gazetave që i shfletojmë çdo ditë. Madje edhe albumi “Hail to the Chief” tallet me presidentin që shtyn kritikët të punojnë çdo ditë. Në kulmin e karrierës së tij, Chuck D nuk shfaqte vetëm slogane; ai dha edhe disertacione - vargjet e “Public Enemy” lexoheshin si pamflete ose manifeste. Tani ai thotë vetëm ato që ka në mendje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme