Premtimet e thyera në Tokën e Premtuar

Premtimet e thyera në Tokën e Premtuar

24 shtator 2017 14:51

Romani i ri i Nathan Englander, “Dinner at the Center of the Earth” (Darkë në qendër të tokës) është një kënaqësi me faj, sepse u bën që vazhdimisht të pyesni nëse një libër që shpërfaq ciklet e pafundme të hakmarrjes dhe shkeljeve të cilat definojnë shtetin modern të Izraelit, duhet të jetë kaq argëtues.

Kjo nuk do të thotë se një përpjekje serioze letrare nuk duhet të jetë argëtuese, por përzierja marramendëse e zhanreve, sikurse edhe vetë narracioneve për shtetin, nganjëherë rrezikon ta çojë lexuesin drejt shqetësimeve serioze, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Mos u alarmoni, kapërcimet janë strategjike: në momentin që mendoni se jeni zhytur në një triler politik me energjinë e një françize të Jason Bournes apo në një romancë të shikuar me lente, Englander zgjeron perspektivën dhe ju ktheheni tek realja, dhe sulmet aktuale të historisë.

Ndryshimet kaq radikale të disponimit dhe tonit ia japin mundësinë që të bëjë atë që gjithmonë e ka bërë më së miri në rrëfimin e një historie: përshkrimin e individëve në përpjekjet e tyre të dhimbshme për t’u përballur me ndërgjegjen, identitetin dhe shpresën, derisa historia provon të rrëmbejë grushtin e tyre të dobët.

Në qendër të “Dinner at the Center of the Earth” është i burgosuri Z (identiteti i tij është fshirë nga të dhënat, kështu që ai teknikisht pushon së ekzistuari), të cilin ne e takojmë në robërinë e tij brenda një lokaliteti të errët diku në shkretëtirën Negev.

Në njëfarë mënyre, në një izolim si ky e gjen veten edhe armiku i tij, gjenerali, që ka përjetuar hemorragji, e cila e ka lënë në gjendje kome për tetë vjet, e që i paraprin vdekjes së tij. Gjenerali (emri i të cilit, po ashtu, nuk zbardhet, ndonëse është një portretizim diskret i ish-kryeministrit izraelit, Ariel Sharon), është shembull tipik i një figure të karakterizuar si “luftëtar, paqeruajtës, vrasës, i shenjtë”, varësisht nga këndvështrimi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme