Lugina pret fotografët në edicionin e shtatë të “PreFoto”

Lugina pret fotografët në edicionin e shtatë të “PreFoto”

24 shtator 2017 08:36

​Edicioni i shtatë i konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike, PreFoto, tanimë është hapur për të gjithë fotografët profesionistë dhe të pasionuarit e fotografisë.

Për 7 vite, në këtë konkurs kanë aplikuar mbi 1700 fotografë nga e gjithë bota, duke dëshmuar seriozitetin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e kthyer Luginën e Preshevës në një vendtakim për të pasionuarit e fotografisë.

“Të gjitha fotografitë që pranohen për t’u ekspozuar printohen nga organizatorët e festivalit”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Tani janë hapur aplikimet për edicionin e 7 që do të mbahet në muajin nëntor tema dhe këtë edicion do të jetë e lirë.

Rregullat e Aplikimit:

1. Konkursi do të organizohet në kategorinë dixhitale.

2. Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionistë dhe të pasionuarit e fotografisë.

3. Fotot me ngjyrë dhe bardh e zi

4. Çdo pjesëmarrës mund të aplikojë në maksimum 3 foto.

5. Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 piksel ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG.

6. Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje.

7. Çdo fotograf do të marrë konfirmim për pranimin e fotove si aplikim, ndërsa do të lajmërohen vetëm ata që do të pranohen në Ekspozitë/Konkurs.

8. Fotografitë e dërguara të titullohen.

9. Fotografitë mund të dërgohen në e-mail adresën prefoto2011@gmail.com

10. Data e fundit e aplikimit 20.10.2017.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme