Kulla e Gockajve, strehë e gardianëve shtetërorë të trashëgimisë Foto: Koha

Kulla e Gockajve, strehë e gardianëve shtetërorë të trashëgimisë

24 shtator 2017 12:45

Gardianët shtetërorë të trashëgimisë kulturore nuk do të mundë të gjenin vend më të mirë për të kryer detyrat e përditshme, sesa në një monument kulture. Është fare e natyrshme, që objekti që vetë bartë vlera kulturore e historike të trashëguara nga e kaluara të jetë strehë për ta.

Në Pejë, është Kulla e Gockajve, godina prej gurësh e ndërtuar në shekullin XIX, ajo në të cilën Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore zhvillon veprimtarinë. Madje që nga viti 2002, shkruan sot “Koha Ditore”.

Oda, që në secilën kullë tjetër zë hapësirën më të madhe të katit të sipërm është kthyer në zyrë të të parit të institucionit. Një grua ka vendin “në ballë të oxhakut”, atje ku në traditën shqiptare uleshin kryesisht burrat.

Shpresa Tolaj-Gjonbalaj, nuk ulet këmbëkryq, por ka përshtatur tavolinën e saj të punës në anën e majtë të oxhakut. Nga aty flet për rëndësinë që ka për ta ushtrimi i detyrave në monument kulture, përgjegjësia shtesë për të, derisa për historikun e monumentit e ka gati materialin e shkruar nga punonjësit e institucionit, të cilit i prinë.

Oda e drejtoreshës

Shpresa Tolaj-Gjonabalaj, që është edhe piktore dhe zyrën e saj e ka regulluar me shije, thotë se nuk ka qenë i rastësishëm vendimi që institucioni që tash quhet Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore të vendoset në një monument kulture.

“Ndoshta jo mjaftueshëm, kjo i plotëson nevojat tona të përditshme për ushtrimin e veprimtarisë institucionale, por megjithatë jemi goxha komod. Mendoj se është vendim i duhur që ne të ushtrojmë veprimtarinë në një objekt që ka një traditë e një histori”, thotë ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme