Aktori që hapi dyert e regjisë me “T’padashtun”

Aktori që hapi dyert e regjisë me “T’padashtun”

24 shtator 2017 09:34

Para 24 vjetësh, kur kishte zënë fill rruga e tij në botën e aktrimit, Edon Rizvanolli, zor se ka mundur ta marrë me mend se, një ditë do t’i binte hise barra e përfaqësimit të një shteti.

Me filmin debutues në metrazhin e gjatë, duket se ka qëlluar në shenjë. Qysh kur u dha premierë, “T’padashtun” u bë i dashur për audiencën në vende të ndryshme, por lajmi për një film që bazohet në luftën e njeriut për të qenë i pranuar, u shpërnda edhe më kur u përzgjodh të jetë propozimi i Kosovës për Akademinë prestigjioze që ndan çmimet “Oscar”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pak ditë pasi ka marrë lajmin se filmi i tij për të cilin ka shkruar edhe skenarin, do t’ia mësyjë garës për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, Rizvanolli kthehet në kohë për të rrëfyer sesi rrugëtimi i tij prej aktori zë fill më 1993, fillimisht në teatër amator, e një vit më vonë edhe në teatër profesionist. Asokohe, s’e kishte pasur idenë se çfarë e priste.

Ideja për filmin nga imazhi i çiftit

Përveç si aktor, Rizvanolli para se të debutonte si regjisor në film të gjatë artistik, e kishte sfiduar veten në dokumentarë e filma të shkurtër.

Në vitin 1996, ishte zhvendosur në New York City për të vijuar studimet në “Lee Strasberg Theatre Institute”. Gjatë dy vjetëve shkollimi, një prej lëndëve zgjedhëse e kishte pasur edhe regjinë. Kësisoj i është dashur ta realizonte një film të shkurtër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme