Kulturë

Mbi tregimin “Kiki e Bërbilli”

Miroa i Kikicës (Miro Kikica) ishte një tregimtar arbënesh, i cili ishte prezent me botime në revistën “Jeta e Re” gjatë viteve ‘50 të shekullit të kaluar. Informacionet për jetën e tij janë të pakta për të mos thënë, mungojnë krejtësisht.

Nuk dihet viti i lindjes apo vdekjes së tij dhe meqenëse kanë kaluar disa dekada, përmbledhja e fakteve biografike bëhet e vështirë. Përpos tregimeve në revistën “Jeta e Re” që botohej në Prishtinë në rubrikën “Letërsia Arbëneshe”, nuk botoi ndonjë libër.

Mendohet se ishte mësues, por kjo gjë nuk është e vërtetuar. Kësodore, tek letërsia e Miros së Kikicës na duhet të përballemi vetëm me tekstin, pa informacione shtesë mbi kontekstin e shkrimit të tij.

... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.