Braktisja e çerdhes së gjarprit

Braktisja e çerdhes së gjarprit

23 shtator 2017 13:55

Të dy librat publicistikë të Veton Surroit janë përkthyer shpejt nga gjuha shqipe në atë serbe, marrë parasysh rrethanat tona botuese. “Këmbët e Gjarprit”, dorëshkrimi i përfunduar në maj të vitit 2014, i botuar po atë vit, dhe “Ambasadori dhe shënime të tjera heretike”, i kryer në maj të vitit 2015, i botuar në shqip të njëjtin vit, po ashtu, janë botuar në Serbi një vit më vonë (botuesi: Samizdat B92).

Në të dy librat, në mënyrë dominuese në fokus janë rrethanat politike dhe shoqërore në Kosovë. Në shkrimet e veta, Surroi përfshinë më pak periudhën gjatë apo nga fundi i viteve '90 të shekullit të kaluar, e shumë më shumë periudhën pas largimit nga Kosova të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore civile dhe ushtarake të Serbisë.

Edhe pse Parlamenti i Kosovës në vitin 2008 e shpalli pavarësinë e Republikës së Kosovës, Surroi Kosovën e sheh si një protektorat të UNMIK-ut. Në librin “Këmbët e Gjarprit”, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia mohon të tri elementet e emërtimit të saj, duke iu kthyer në mënyrë kritike liderit joformal të UÇK-së dhe kryeministrit të mëparshëm kosovar, Hashim Thaçit, shkruan sot Sasha Qiriq në Koha Ditore.

Këta dy shembuj flasin tiparin qenësor të të dy librave të Veton Surroit, për polemicitetin dhe subversivitetin e tyre, nëse subverzivitetin e kuptojmë si mohim radikal të mendimeve të ngulitura apo kanonizuara. Autori preferon termin heretike) nëntitulli i librit “Këmbët e Gjarprit” është “shënime heretike” dhe ajo sintagmë do të gjendet në titullin e librit të dytë). Se autori ka pasur të drejtë kur e ka përzgjedhur këtë term, tregojnë reagimet drastike pas daljes së librit “Këmbët e Gjarprit”, të cilën pjesëtarë të UÇK-së nga Ferizaj e dogjën në qendër të këtij qyteti, sepse “në dritën më të keqe flet për luftën e UÇK-së dhe pjesëtarët e saj”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme