Shqipja “e huaj” e shqiptarëve Foto: Koha / ilustrim

Shqipja “e huaj” e shqiptarëve

23 shtator 2017 13:22

Mësimdhënës, studentë e qytetarë të ndryshëm po vazhdojnë debatin poshtë “ALARMIT’ në profilin virtual e profesorit universitar, Rrahman Paçarizi. Letra publike adresuar ministrit të ri të Arsimit, Shyqiri Bytyçi, ka nxitur 68 komente e 714 “Like”, për dy ditë me radhë.

Paçarizi ia ka radhitur ministrit ekonomist me statistika arsyet pse institucionet politike duhet të alarmohen për gjendjen në arsim. Prej 141 kandidatëve për t’u pranuar në Degën e Gjuhës Shqipe, vetëm 3 kanë ditur se si bën pjesorja e foljeve: guxoj, marr, jap, di, bie, shkruan sot Koha Ditore.

“Ju jeni ekonomist dhe statistikat i nxirrni më lehtë sesa unë. Për publikun më duhet të shpjegoj se vetëm 2 për qind e kandidatëve u janë përgjigjur saktë kësaj pyetjeje dhe 6 kandidatë apo 4 për qind kanë arritur t’u përgjigjen pjesërisht”, ka shkruar Paçarizi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme