Shtypi anglez për pashallarët shqiptarë

Shtypi anglez për pashallarët shqiptarë

23 shtator 2017 08:15

Perandoria Osmane, së paku deri në gjysmën e parë të shekullit XVIII, vazhdonte të ishte një superfuqi globale mesjetare, edhe pse në rënie e sipër. Ndërsa shqiptarët, ndonëse nën sundimin osman, përfaqësonin popullsinë më dinamike të kësaj perandorie.

Ata jo vetëm që përbënin shtyllën e fuqisë ushtarake të Portës së Lartë, por edhe kishin krijuar pashallëqe, në të cilat sundonin pothuajse të pavarur. Natyrisht në rrethana të tilla, edhe opinioni publik evropian, në këtë rast, ai anglez, nuk kishte se si të anashkalonte faktorin shqiptar, shkruan sot Memli Sh. Krasniqi në Koha Ditore.

Kështu, gazeta “Hampshire Chronicle” kishte botuar edhe kopjen e letrës së Kontit de Romanzow të 9 qershorit të viti 1773, ku, ndër të tjera, ai do të shkruante edhe për luftën kundër Perandorisë Osmane në kufijtë e saj verilindorë. Në atë zonë luftimesh ishte angazhuar gjenerali Weissman, i cili, në mëngjesin e 27 majit të vitit 1773, në Karasan të Krimesë, kishte sulmuar kampin e ushtrisë osmane të përbërë nga 12.000 ushtarë që komandohej nga kani i Krimesë, Geraylari, Abdulla Pasha (Arnauti) dhe Hasan Çerkezi. Dëmet e osmanëve nga ushtria ruse ishin: 1.500 të vrarë, 100 të zënë robër, 16 topa dhe pajisje të tjera të konfiskuara. Ushtria osmane ishte tërhequr në Bazarxhik të Dobruxhës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme