Dokumentimi i trashëgimisë shpirtërore ndez oxhakun e Muzeut Etnologjik

Dokumentimi i trashëgimisë shpirtërore ndez oxhakun e Muzeut Etnologjik

22 shtator 2017 11:03

Prishtinë, 22 shtator - Në oxhakun e vendosur në njërën prej hapësirave të kompleksit “Eminxhik”, të enjten është ndezur zjarri, teksa kamerat e kanë regjistruar përgatitjen e ushqimit tradicional brenda objektit të mbrojtur me ligj. Dokumentimi është pjesë e një serie aktivitetesh të realizuara në kuadër të programit “Mbrojtja, ruajtja, studimi dhe promovimi i trashëgimisë shpirtërore”.

Aktivitetet janë realizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit. Faza e katërt e programit gjatë shtatorit ka përfshirë realizimin e videove, në të cilën do të dokumentohen Vallja e Drenicës, Lojërat tradicionale dhe Ushqimi tradicional në rajonin e Prishtinës. Dokumentimi i këtyre aseteve është paraparë të jetë bazë për mbrojtje, ruajtje, si dhe promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Sa i përket mbrojtjes së përhershme, Kosovës iu deshën 17 vjet që ta bëjë hapin konkret. Tek vitin e kaluar u shpall Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme dhe atë me vetëm 23 asete. Asnjë aset i trashëgimisë shpirtërore nuk mbrohet me këtë Listë.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore kishte vendosur që në mbrojtje të përhershme të futen 9 aseteve të trashëgimisë arkeologjike e 14 të asaj arkitekturore.

Shafi Gashi, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ka thënë se duhet punuar më shumë në dokumentimin e kësaj kategorie të trashëgimisë kulturore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme