Prishtinë, 21 shtator - Balet i pastër klasik ku shpaloset një rrëfim dashurie, por edhe rrugëtimi i popullit shqiptar janë zgjedhur për ditë feste. “Një legjendë për dashurinë”, me koreografi të Pullumb Agalliut, që do të jepet premierë sonte (e enjte) pos dashurisë dhe fatit të një kombi, me historinë që shpalos, prek edhe 45 vjetët e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Sikurse në legjendë ku triumfon dashuria pas ringjalljes së personazhit kryesor, edhe trupa teatrore do të ndiqte të njëjtin fat kur pas luftës - gati më shumë se një dekadë prejse u shua nga masat e dhunshme në fillim të viteve ’90 - do të rikthehej në skenë për ta vazhduar historinë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërderisa “Një legjendë...” është festë, hapat e 45 vjetëve të Baletit Kombëtar të Kosovës i ndjek monografia “Këmbë” me autor Naser Shatrollin. Aty rrëfimi për BKK-në shpaloset me fotografi, kujtime e histori personale, biografi të balerinëve e raportime për trupën.
Në një konferencë për media të mërkurën në Teatrin Kombëtar të Kosovës, drejtori i BKK-së, Ahmet Brahimaj, ka thënë se si institucion janë të kënaqur që 45-vjetorin e themelimit po e festojnë në Kosovën e pavarur. Ka thënë se tashmë është formuar një trupë aktive e baletit e cila ka vlera artistike (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.