Ramë Lahaj përkrah Placido Domingos me koncert në Meksikë

Ramë Lahaj përkrah Placido Domingos me koncert në Meksikë

20 shtator 2017 12:37

I famshmi Placido Domingo, bashkë me disa nga fituesit e Operalia do të jenë artistët që do të përurojnë sallën 1 të Shtëpisë Operistike në Guadalajara, që do të mbahet më 21 tetor.

Në mesin e artistëve që do të performojnë në këtë mbrëmje është edhe tenori shqiptar Ramë Lahaj, i cili bashkë me mexosopranon Nancy Fabiola Herrera, tenori meksikan David Lomeli, baritoni meksikan Juan Carlos Heredia…do të bëjnë edhe përurimin e kësaj salle operistike, shkruan KultPlus.

Ndërkohë, në faqen zyrtare për këtë ngjarje kulturore bëhet e ditur se tashmë biletat janë në shitje, dhe ato sillen prej 500 deri në 4000 mijë dollarë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme