Kulturë

Kulla më e vjetër e Dukagjinit

Descriptive Text

“Historinë e kësaj kulle e di e gjithë Gjakova. Por pse ka mbetur kështu pas dore, unë nuk e di”. Pronari i sotëm i kullës së vjetër në Rogovë të Hasit të Gjakovës, Nazmi Poga, këto fjali i thotë si shenjë e krenarisë për monumentin që ka trashëguar e në të njëjtën kohë edhe si shenjë e mllefit ndaj kujdesit shtetëror për këso lloj objekjtesh.

Ai nuk heziton ta cilësojë si 400-vjeçare kullën trekatëshe të familjes Poga, sado që kjo tingëllon paksa e pamundur. Thirret edhe në burime të shkruara për këtë. Vërtetësia e saj e bën këtë objekt të parin e llojit të tij, në Dukagjinin e mbushur me kulla monumenetale, shkruan sot “Koha Ditore”

“Kulla është e ndërtuar para xhamisë së fshatit, sepse dihet se në të kanë qëndruar punëtorët që e ndërtuan këtë xhami”, thotë Poga. E xhamia, sipas tij dhe disa autorëve, është para Xhamisë së Hadumit, bërthamës së qytetit të Gjakovës.

Objekti i veçuar i shekullit XVI

Një trajtim të veçantë kullës i bëri studiesi Fejaz Drançolli, në librin e tij “Kulla shqiptare”. Objektin e përshkruan si ndërtim të shekullit XVI.

“Në territorin e Kosovës ka mbetur një kullë e veçuar nga fundi i shekullit XVI. Ky objekt banimi është rast unik dhe i veçantë që ka mbetur deri në ditët e sotme”, shkruan Drançolli, për kullën në Rogovë të Hasit, të cilën vendësit e njohin si Kulla e Ymer Pogë Latifit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.