Az-hari njihet si institucion me famë në botën islame (shiite-sunnite), pasi që shiitët që sundonin Egjiptin prej vitit 970 e ngritën më 972 xhaminë e Az-harit për të përhapur doktrinën e tyre, deri kur Saladini e rrëzoi shtetin e shiitëve në Egjipt më 1171 dhe e ktheu Az-harin në një institucion sunnit.
Mirëpo Az-hari filloi të degradohet me kohë, pasi që Egjipti u kthye prej një qendre të Kalifatit në një vilajet osman më 1517, duke u mbyllur në shkencat teologjike që humbën lidhjen me zhvillimet e reja në botë, shkruan Muhamed Mufaku, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë kontekst ardhja e N. Bonapartes në krye të ekspeditës franceze për të pushtuar Egjiptin më 1798 paraqiste një termet për Egjiptin, sepse ai solli me vete shumë shkencëtarë të fushave të ndryshme, të cilët i befasuan ulematë e Az-harit me eksperimentet e tyre shkencore që dëshmuan sa ishte ndryshuar bota në saje të zhvillimit të shkencave të reja.
Një prej ulemave të Az-harit ishte Hasani i ri, babai i të cilit kishte ardhur prej Marokut, i cili tregoi qysh herët talent për gjuhë, poezi e shkencat e reja. Në saje të kësaj ai u shoqërua me shkencëtarët francezë, duke mësuar prej tyre shkencat e reja dhe duke mësuar arabishten, kurse kolegët e tij e shikonin me dyshim simpatinë e tij për francezët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)