Zhvendosja e Ministrisë në Prizren cilësohet hap i gabuar e politik Foto: Koha / ilustrim

Zhvendosja e Ministrisë në Prizren cilësohet hap i gabuar e politik

13 shtator 2017 08:56

Një premtim i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që e kishte bërë gjatë një mbrëmjeje të fushatës elektorale në Prizren, ka mjaftuar që Ministria e Kulturës të nisë procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet.

Ende pa vendim të Qeverisë, pa kurrfarë konsultash me institucionet qendrore të kulturës a ndonjë analize reale, kabineti i ministrit Kujtim Gashi është duke kërkuar objektin e ri në qytetin jugor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përderisa Ministria ende nuk e di se çfarë do të bëhet saktë në këtë drejtim, drejtuesit e institucioneve qendrore të kulturës këtë e shohin si veprim të gabuar. Ka prej tyre që konsiderojnë se bëhet fjalë për veprim të pastër politik.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, të martën ka thënë se tashmë është në konsultime me Komunën e Prizrenit sa i përket objektit ku do të vendoset një pjesë e MKRS-së.

Sipas tij, kjo pjesë e MKRS-së do ta ketë një objekt brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Ai ka renditur një sërë arsyesh për këtë hap, megjithëse ende nuk ka ndonjë arsyetim zyrtar të paraqitur para Qeverisë së Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

hilmiasllani13/09/2017 15:47

Ky veprim eshtë vetëm hapi i parë ne një plan me të gjërë dhe i cili ka një qëllim të qart...Ideja prapa ketij veprimi qëndron ne atë se ka një plan të qart që me pastaj Ministria të zhvendoset fare rej atij objekti dhe Objekti aktual i Ministrisë së Kulturës ti lëshohet Presidencës së vendit....

Shto koment

Të ngjashme