Përurohet libri i Akademik Minir Dushi

Përurohet libri i Akademik Minir Dushi

12 shtator 2017 18:04

Të martën ne Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, është bërë përurimi i librit “Xeherorët e Nikelit-Kobaltit të vendit tonë” i akademikut dhe profesorit universitar, Minir Dushi, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net .

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj i cili tha se Komuna e Drenasit ndjehet e privilegjuar qe një profesor universiteti, anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njëherit një Akademik sikurse është Minir Dushi të bëjë përurimin e një libri aq të pasuruar me të dhënat e pasurive nëntokësore që ka Kosova.

Zdhënësi i Komunës, Bekim Dobra i cili tha se “nga sot studiuesit e rinj, inxhinieret e xehetarisë dhe gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë për pasuritë nëntokësore të nikelit dhe kobaltit, kanë këtë studim para vetës, një pasuri studimi të hollësishëm e të pasuruar me të dhëna, qe më se miri dhe me aq profesionalizëm e ka shkruar Akademiku profesor Minir Dushi”.

Recensenti i librit, profesori universitar, Isuf Krasniqi para të pranishmëve ka folur për krijimtarinë e Akademikut Dushi, ndërsa profesori universitar Shyqyri Kelmendi ka folur rreth librit të autorit, duke thënë se Akademik Dushi me përkushtim tre vjeçar, duke hulumtuar arkivat edhe ne Beograd, ndonëse ne moshë të shtyrë, ka arritur të përfundoj këtë libër studimi.

Në fund të takimit, ka folur Akademik Minir Dushi, i cili ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar ne realizimin e këtij libri, posaçërisht Komunën e Drenasit qe me dëshirën me të madhe ka pranuar që libri i tij të përurohet ne ambientet e Komunës me qytetarët e saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme