Tre filma synojnë të bëhen propozimi i Kosovës për “Oscar”

Tre filma synojnë të bëhen propozimi i Kosovës për “Oscar”

12 shtator 2017 10:57

Komiteti selektues do t’i vlerësojë tre filma për të marrë vendimin se cili do të jetë propozimi i Kosovës për nominim për “Oscar”.

“T’padashtun” nën regji të Edon Rizvanollit, “Eho” i Dren Zherkës, “Rooftop Story” nen regji të Gazmend Nelës janë treshja e filmave, ekipet e të cilëve i janë përgjigjur thirrjes për aplikim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, e cila është përmbyllur të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të tre këta filma janë të bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit. Dy të parët ngjarjen e zhvendosin në kohën e pasluftës - njëri që vë në fokus dy personazhe që ndihen të humbur dhe kërkojnë pranimin, e tjetri i konceptuar si homazh për një gjeneratë me protagonistin që e përmbyll qarkun jetësor në një gjendje të rëndë vetmie. Ndërsa, i treti flet për humbjen dhe pendimin.

Image

Kriteri bazë që të mundë të jenë propozim i Kosovës për “Oscar” është që filmat të jenë shfaqur për shtatë ditë rresht në kinematë e vendit, duke nisur nga data 1 tetor e vitit 2016 e jo më larg sesa data 30 shtator e këtij viti, e të cilët i plotësojnë edhe kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme