Politika s’e lëshon Ministrinë e Kulturës, injorohet kërkesa për ministër jopartiak Foto: Koha

Politika s’e lëshon Ministrinë e Kulturës, injorohet kërkesa për ministër jopartiak

12 shtator 2017 10:00

Shkurt ka zgjatur ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Të shkurtër kanë qenë dhe në prononcime Kujtim Gashi e Vlora Dumoshi.

I pari të hënën ka pranuar detyrën e ministrit të Kulturës nga Dumoshi, e cila për gati dy muaj ka qenë ministre në detyrë, shkruan sot “Koha Ditore”. I është dorëzuar dokumenti i politikave kulturore për këtë vit tek i është thënë se po merr nën drejtim një ministri që, sipas Dumoshit, “ka bërë punë të mira dhe ka rezultate”.

Kujtim Gashi është ministri i radhës i Kulturës, të cilin ashtu sikurse të tjerët e sjell politika. Megjithëse kjo ishte e pritshme, një pjesë e shoqërisë civile ditë më parë kishte kërkuar që MKRS-ja të mos futej në pazare partish, tek kishin nominuar edhe kandidaten nga radhët e tyre për ta udhëhequr këtë dikaster qeveritar.

Qysh në muajin gusht Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës u kishte propozuar partive politike që ministër i MKRS-së të jetë një anëtar i shoqërisë civile. Kishin nominuar profesoreshën universitare, Besa Luzha. Ky propozim kishte ardhur duke marrë shembull vendet e rajonit që në kabinetet aktuale të qeverisë kanë emëruar anëtarë të shoqërisë civile si ministra të Kulturës.

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit, Albert Heta, nuk ka folur për zhvillimet e reja me arsyetimin se të martën Rrjeti ka mbledhje të Bordit drejtues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme