Kulturë

Vdes Kurt Moll, basi i famshëm gjerman

Këngëtari i famshëm i operas gjermane, Kurt Moll, i njohur për zërin e tij bas dhe interpretimet nga Mozart, Wagner dhe Strauss vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, njoftoi Opera e Mynihut, ku ai nisi karrierën artistike.

“Opera kombëtare e Mynihut mban zi për Kurt Moll, i cili vdiq në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë”, bëri të ditur institucioni në një deklaratë.

I lindur më 11 prill 1938 në Buir, në perëndim të Gjermanisë i tërhequr nga skena që nga viti 2006, Kurt Moll ishte një prej zërave bas më të çmuar të pas luftës.

Ai hyri në 1967 në Operan e Këlnit dhe debutoi në 1968 në festivalin e Bejrutit, përpara se të interpretonte, në 1970, Sarastron te “Flauti magjik” i Mozartit.

Ai do ta interpretonte sërish këtë rol në mbarë botën.