Kulturë

Shtyhet vënia e gurit themeltar të Muzeut të Historisë së Natyrës

Hapi i parë drejt finalizimit të Muzeut të Historisë së Natyrës nuk do të mund të bëhet të paktën edhe një muaj. Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e kishte paralajmëruar vënien e gurit themeltar të këtij objekti për në muajin gusht, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo, sepse kompania që kishte dalë fituese e konkursit për hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues të këtij institucioni, është në pritje të rezultateve laboratorike nga shpimet gjeomekanike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Projekti zbatues, i cili ka qenë dashur të jetë gati deri në mesin e muajit gusht, nuk mund të finalizohet pa raportin apo elaboratin, në të cilin bëhet shqyrtimi i gjeomekanikës së tokës, ku planifikohet ndërtimi dhe në bazë të të cilit elaborat hartohet projekti kryesor me llogari statike e seizmike të objektit.

Ky projekt është duke u realizuar nga kompania “Hidroing-DK SHPK”, e cila në qershor doli fituese e konkursit për hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues të Muzeut të Historisë së Natyrës që ishte hapur qysh në janar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image