“Artpolis” e “La Mama” e New Yorkut nisin punëtorinë “Trojanët”

“Artpolis” e “La Mama” e New Yorkut nisin punëtorinë “Trojanët”

29 gusht 2017 11:29

Ka filluar punëtoria “Trojanet” në bashkëpunim të Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis dhe teatrit amerikan nga qyteti i New Yorkut, “La Mama”, transmeton Koha.net.

Nga data 28 gusht deri më 10 shtator, 2017 artistët/et e Teatrit “La Mama” në partneritet me Qendrën Artpolis, në teatrin ‘Oda’ në Prishtinë dhe në fashtin artistik Kukaj do të fokusohen për të ngritur kapacitete të reja të artistëve dhe artisteve në eksplorimin e zërit, muzikës dhe gjesteve, si dhe duke përdorur tekstin nga produksioni i famshëm i La MaMa’s së vitit 1974 “Trojanet”.

Disa nga artistët dhe artistet të cilat janë pjesë të kësaj punëtoria janë kryesisht emra të njohur të skenës kosovare dhe ndërkombëtare si: Ilire Vinca, Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Lulzim Bucolli, Flutur Mustafa, Qendresa Kajtazi, Edlir Gashi, Fisnik Sykaj, Daniela Markaj dhe shumë artistë/e të rinj, si: Fjolla Hama, Skender Podvorica, Redon Kika, Alban Goranci, Edon Shileku, Margarita Ukaj.

Njëherësh të përfshirë në këtë punëtori janë edhe dhjetëra artiste dhe artistë profesional dhe të rinj nga komuniteti serb në Kosovë të cilët të gjithë sëbashku me komunitetin kosovar, praktikisht po arrijnë të jetësojnë shfaqjen “Trojanet”.

Image

Rreth La Mama-së:

Teatri eksperimental La Mama i është dedikuar të gjithë artisteve/ëv kudo nëpër botë. Teatri u themelua në vitin 1961 nga Ellen Stewart, ndërsa tradicionalisht njihet si teatri i të gjitha kulturave botërore. La Mama ka prezantuar më shumë se 150.000 artistë nga mbarë bota në qindra vende të ndryshme. Çdo vit teatri La Mama prezanton mbi 80 produksione, ndërsa vizitohet nga 34.000 vizitorë të të gjitha moshave. Ky teatër përkrahë çdo individë që krijon art duke ju dhënë mundësi promovimi dhe mbështetje financiare.

Image

Rreth bashkëpunimit dhe projektit në Kosovë:

Projekti “Trojanet” është një program i arteve perfomuese që merret me artist/artiste dhe gjithashtu komunitete të cilat kanë qenë pre e konflikteve ose vazhdojnë të jenë. Projekti “Trojanet” do të merret drejtpërdrejt me ato komunitete të cilat shfaqin interesim për adresimin e çështjeve bashkëkohore duke përdorur fuqinë e teatrit. Projekti përbëhet nga produksioni i njohur botëror La MaMa me titull “Trojanet”, i cili u krijua në vitin 1974. Ky produksion do të kombinojë gjuhën e shpikur dhe gjestet duke i përdorur ato si mekanizëm për eksplorim. Kjo shfaqje bazohet në dramën 2500 vjeçare “Trojanet” dhe në temat e saj të luftës, zhvendosjes, dhunës kundër grave, fëmijëve dhe gjenocidit.

Funksioni i teatrit për shekuj me radhë ka qenë gjetja e një arsye dhe ndjenjës së përbashkët të njerëzimit për të krijuar një botë më të mirë. Inskenimi i saj është unik në mënyrën se si ndërveprojnë aktorët dhe publiku. Fuqia e kësaj shfaqje të veçantë është vërtetuar në prezantime gjatë 40 viteve të fundit dhe në më se 30 kombe.

Projekti “Trojanet” është i veçantë sepse përdorë një kombinim të punëtorive, provave, prezantimeve, dialogut dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

- Faza e parë - takimet 2-3 javor me ekipin e projektit për të ndarë një qasje specifike jo tradicionale në performancë me elemente të muzikës, lëvizjes, dhe historisë së Trojaneve. Kjo do të jetë e mundur me ndihmën e një grupi pjesëmarrësish që reflektojnë kulturën dhe diversitetin shoqëror të zonës.

- Faza e dytë – prej një periudhe 5 - 6 javore të provave dhe eksplorimit do të shpie në prezantimin e shfaqjes. Elementet e lidhjeve personale dhe kulturore të grupit me materialin do të jenë të përfshira në produksion.

- Faza e tretë - pas largimit të ekipit La MaMa në fund të fazës së dytë, pjesëmarrëset/it do të inkurajohen që të përdorin mësimet paraprake në krijimin e shfaqjeve për të rritur dhe për të zhvilluar punën e tyre.

- Faza e katërt - zhvillimi i vazhdueshëm i rrjeteve ndër-kulturore, në nivel personal, lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, me artistë dhe komunitete të cilët kanë marrë pjesë në Trojanet.

Image

Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrëset/it do të eksperimentojnë me metodat për forcimin e zërit dhe përdorimin e tingullit të pastër. Ata/Ato do të hulumtojnë gjestet dhe gjuhën e trupit. Artistët/et do të mësojnë muzikën dhe disa nga inskenimet e produksionit të La MaMa’s. Nga artistët/et do të kërkohet që të zgjerojnë materialin duke sjellur këngë, tregime dhe levizje nga përvojat e tyre personale. Bashkëpunimi do të jetë në ansambël. Do të krijohet një hapësirë për diskutime mbi procesin e punës, temat e shfaqjes si dhe lidhjet me jetën tonë personale. Në fund të punëtorisë do të ketë një prezentim publik të punës së arritur para një audience të ftuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme