Kulturë

Poeti nga Kosova me zërin e dashurisë në Panairin e Leipzigut

Prishtinë, 7 mars - Audienca gjermane sivjet do ta marrë vesh përse shkruan Shpëtim Selmani. Do ta zbulojë edhe se atij i pëlqejnë shqiptarët që i përshkruan si “miq të mëdhenj të amerikanëve...janë gjaknxehtë dhe dinë gjithçka”.

Poezitë e tij “Më pëlqejnë shqiptarët” e “Mbi një budallallëk të lashtë. Pse shkruaj?”, tashmë flasin gjermanisht, shkruan sot “Koha Ditore”. Edhe kapituj të librit “Shënimet e një grindaveci” janë vënë në dispozicion të lexuesit gjermanfolës.

Selmanit i ka rënë hise që ta dërgojë një zë nga Kosova në një prej ngjarjeve më të mëdha të librit në Gjermani. Panairi i Librit në Leipzig, që mbahet midis datave 23 e 26 mars, edhe sivjet ka bërë vend për letërsinë kosovare.

Me poezi të përkthyera nga Zuzana Finger dhe kapituj nga libri “Shënimet e një grindaveci”, Selmani do të prezantohet në kuadër të programit që u dedikohet shkrimtarëve të Evropës Juglindore.

“Janë disa poezi të përzgjedhura në bashkëpunim me përkthyesen Zuzana Finger, të cilën dua ta falënderoj nga zemra për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, si dhe kapituj të ndryshëm nga libri ‘Shënimet e një grindaveci’”, ka thënë Selmani, i cili do ta përfaqësojë letërsinë kosovare në panairin që sivjet shënon edicionin e 385-të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.