As këtë vit s’ka asnjë hap konkret për Muzeun e Artit Bashkëkohor

As këtë vit s’ka asnjë hap konkret për Muzeun e Artit Bashkëkohor

22 gusht 2017 10:44

Megjithëse me buxhetin e këtij viti i ka ndarë 150 mijë euro, Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit, as sivjet nuk do ta bëjë asnjë hap konkret për ndërtimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Qysh prej prillit të këtij viti, kur Komuna e Prishtinës e kishte refuzuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës sa i përket përcaktimit të kushteve ndërtimore për projektin e Muzeut të Artit Bashkëkohor,institucioni më i lartë kulturor në vend nuk ka lëvizur asnjë proces sa i përket këtij projekti kapital, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje as nuk e ka përsëritur kërkesën që ia kishte refuzuar Komuna. Sipas zyrtarëve të MKRS-së, edhe nëse përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme administrative, për këtë vit është pothuajse e pamundur të nisë diçka konkrete për projektin e iniciuar qysh më 2007. Përderisa komuniteti artistik e vlerëson të domosdoshëm ndërtimin e këtij Muzeu, institucionet nuk kanë kurrfarë afati për nisjen e projektit që ndodhet në sirtarët e MKRS-së tash e një dekadë.

“Nuk e kemi përsëritur kërkesën. Natyrisht se duhet të përsëritet kërkesa, por jemi në një fazë politike e cila më pas do të përcillet edhe me zgjedhjet lokale. Koha që merr kërkesa, aprovimi e pastaj edhe procedurat e tjera tregon se për këtë vit është problem të kemi diçka konkrete në këtë drejtim”, ka thënë Ndue Ukaj, këshilltar i ministres së Kulturës në detyrë, Vlora Dumoshi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme