“Za Fest” i jep zë Veriut të Shqipërisë me muzikë e legjenda

“Za Fest” i jep zë Veriut të Shqipërisë me muzikë e legjenda

21 gusht 2017 11:25

Në një skenë magjike, nën hije të malit, do të dëgjohet zëri i muzikantëve bashkë me rrëfenjat e paraardhësve. Organizatorët kanë bërë thirrje për bashkim në Theth “për t’u mbushur shpirtërisht”.

Mbi këtë ide ka zënë fill edicioni i parë i festivalit “Za Fest”, që do të mbahet të shtunën, në fshatin verior të Shqipërisë. Festivali do t’i bëjë bashkë disa nga kantautorët më të mirë të muzikës shqiptare, të cilët do të ngjiten në skenë për të parin aktivitet të këtij lloji që i dedikohet trashëgimisë natyrore të Alpeve Shqiptare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Elina Duni, Shpat Deda dhe Vlashent Sata do të këndojnë në skenën e “Za Fest”, në të cilën aktori kosovar me nam botëror, Arben Bajraktaraj do t’i rrëfejë gojëdhënat, tregimet, legjendat dhe përrallat e moçme, që janë pjesë e trashëgimisë së paraardhësve shqiptarë në këto vise.

Vlashent Sata, ideator dhe drejtor artistik i “Za Fest”, ka thënë se festivali ka nisur si një ide për ta realizuar një koncert në Theth, që do të shërbente edhe për ndonjë mesazh në raport me komunitetin dhe ndërlidhjen e tij me natyrën.

Sata ka thënë se është përcaktuar që festivalin ta titullojë “Za Fest” për dy arsye.

E para vjen nga zëri që kumbon dhe ka për sinjal që festivali është pilot, dhe shkon aty ku shkon zëri”, ka shpjeguar ai, duke shtuar se arsyeja e dytë lidhet me zanat, si diçka mistike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme