Kulturë

Skena sensacionale e “Bonnie and Clyde” që ndryshoi Hollywoodin

Descriptive Text

Dy kriminel të dashuruar që janë në ikje tërë kohën, vozisin në rrugët e fshatit në një ditë të bukur vere. Çifti qeshet e përqafohet, tek kafshojnë dardhën e lëngshme.

Më pas vërejnë një person që ka ngecur në anën tjetër të rrugës, dhe shoferi ndalet për t’i ndihmuar. Kur del jashtë, një tufë zogjsh fluturojnë nga pema nëpër rrugë, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Çfarë i frikësoi ata? Përgjigja vjen menjëherë: është kurth. Rrëke me armë zjarri prej policëve që qëndrojnë të fshehur në shkurre, papritur shtihet drejt çiftit që i shoshitë sikur të ishin kukulla prej lecke.

Plumba të panumërt ua shqyejnë kraharorin, gjymtyrët dhe fytyrat. Në një pamje prej së afërmi, prej kuadrit të mbyllur, shohim faqen e burrit; në një tjetër plumbin në ballë. Pastaj gjuajtjet me armë zjarri ndalen. Banditi mashkull shtrihet i vdekur në tokë. Kufoma e gruas rrokulliset jashtë veturës, që tani duket sikur të ishte një role djathi zviceran.

Policët më pas dalin nga shkurret. Filmi përfundon dhe ekrani bëhet i zi. Dalin emrat e aktorëve dhe realizuesve të filmit. Kjo është finalja sensacionale e çastit vendimtar në dramën e krimit “Bonnie and Clyde” të vitit 1967: voltazhi i lartë, sekuenca ku nuk marrin të burgosur sikur ndodh në fundet më të famshme – dhe njëherësh më shokuesja në historinë e kinemasë.

Kjo skenë është edhe më e dhimbshme pasi shohim se si bukuria e dy aktorëve të bukur shkatërrohet: Faye Dunaway si Bonnie dhe Warren Beatty (po ashtu producent i filmit) si Clyde. Në atë kohë kjo skenë ishte konfrontuese, dhe e tillë mbetet edhe sot. Në fakt është e vështirë të besohet se filmi “Bonnie and Clyde” tani është gjysmë shekulli i vjetër, por që e vërejmë ndikimin e tij edhe sot.

Regjisori i këtij filmi, Arthur Penn kishte për qëllim që me pjesën kur Clyde i hedhen trutë në ajër ta përshkruajë dhe t’i përkujtojë audiencës vrasjen e John F. Kennedyt, duke sjellë disa indikacione të tilla... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.