Fotografi e filmbërësi që thyen rregullat konvencionale

Fotografi e filmbërësi që thyen rregullat konvencionale

20 gusht 2017 09:48

Gjithçka që bën Vincent Moon mund të konsiderohet jokonvencionale. Fotografia është dashuria tij e parë, eksplorimi i tingujve muzikorë gjithmonë do t’i ngjallnin kureshtjen, ndërsa filmimi është formë e bashkëdyzimit të këtyre dy të parave dhe një formë e paraqitjes së realitetit ashtu siç është.

Njihet si filmbërës, fotograf i pavarur dhe eksplorues i tingullit që ka qasje unike. Eksperimentimi në terren i jep adrenalinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Asnjëherë nuk e di se çfarë drejtimi do ta marrë një projekt i tij filmik. Nuk ka rregulla. Në fakt një rregull, nëse mund të quhet i tillë, është ndjekja e instinktit. Moon nuk shkruan skenar, nuk e përgatit terrenin për incizim, dhe gjithmonë është i pajisur me teknologji pak më të vjetër.

Pas eksperimentimit me tingullin muzikor, veçanërisht në zhanrin indie-rock, ai punoi me muzikantë të njohur botërorë, siç janë Tom Johnes, bendet R.E.M, “The Arvade” e të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme