Hadriani (Publius Aelius Hadrianus 117-138, emri i plotë perandorak Caesar Traianus Hadrianus Augustus), pjesëtar i gensit Aelius, dhe i biri i adoptuar, dhëndri dhe trashëgimtari në fron i perandorit Trajan, kishte lindur më 24 janar të vitit 76 në Hispani, ndërsa ishte edukuar në Romë nën përkujdesjen e kushëririt Trajan. Pas karrierës fillestare në ushtri, në vitin 111/112 kishte marrë postin e arhontit në Athinë, ndërkaq nga viti 116 të erës sonë e deri në vdekjen e perandorit Trajan kishte qenë guvernator në Siri, shktuan sot Naser Ferri në Koha Ditore.
Dy ditë pas vdekjes së Trajanit, respektivisht pas përfundimit të ceremonive mortore, më 10 gusht të vitit 117, Hadriani kishte marrë në duar fronin e Perandorisë Romake të cilën e udhëhoqi për më shumë se dy dekada me sukses të jashtëzakonshëm, duke hyrë në këtë mënyrë në mesin e pesë perandorëve më të mirë të Perandorisë Romake: (Nerva (96-98), Trajani (98-117), Antonin Piu(138-161) dhe Mark Aureli (161-180) gjatë sundimit të të cilëve Perandoria Romake kishte arritur zenitin e zhvillimit dhe shkëlqimin në të gjitha sferat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.