“Anibar” nis rrugëtimin e ri me kauzën për hapësirat publike

“Anibar” nis rrugëtimin e ri me kauzën për hapësirat publike

16 gusht 2017 11:12

Qyteti i Pejës për të tetën herë me radhë është bërë vendtakim i animatorëve nga e gjithë bota në një rrugëtim të ri që mëton ta çojë përpara kauzën e edicionit të sivjetmë: “rikthema qytetin”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga mbrëmja e së hënës festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Anibar” ka hapur dyert për adhuruesit e animacionit, duke shfaqur filma në katër kinema, nga vende të ndryshme prej pesë kontinenteve.

“Anibar” u hap me një ceremoni në sheshin e ri “Jusuf Gërvalla”, që është ndërtuar në platenë mes kinemasë me të njëjtin emër dhe teatrit të qytetit “Istref Begolli”.

Përveç kinemasë dhe teatrit të qytetit, ku do të shfaqen filmat e festivalit që do të zgjasë deri më 20 gusht, organizatorët kanë improvizuar nën qiellin e hapur edhe dy kinema në parkun “Karagaqi”, të cilat i kanë quajtur Kinema Liqeni dhe Kinema Kubat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme