Nis java e “Anibarit” në Pejë

Nis java e “Anibarit” në Pejë

15 gusht 2017 11:04

Më 14 gusht Peja ndërroi atmosferë, duke e kthyer qytetin në qytet kulture, rinie, artistike, me filma, aktivitete e vizitorë, për të shënuar javën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar - Anibar.

Gjatë kësaj jave, të gjithë të interesuarit në kulturë, film; të interesuarit për të takuar njerëz të njohur në animacion, filmografi, art, arkitekturë e shumë fusha të tjera, do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të llojllojshme, duke filluar prej orës 10 të mëngjesit e deri në 10 të mbrëmjes, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Përpos filmave do të hapet edhe një ekspozitë në galerinë e arteve në Pejë, do të ketë punëtori për fëmijë dhe të rinj, takime e prezantime në ambiente të ndryshëm, dhe në fund të çdo dite do të ketë ndeja të cilat shënojnë fundin e secilës ditë të Festivalit Anibar”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje në komunikatë thuhet se, “gjatë kësaj jave, do të bashkohemi të gjithë për të Rikthyer Qytetin - duke qenë kjo kauza kryesore e këtij festivali, ku do të vihen në jetë hapësirat e pashfrytëzuara publike prej kohësh”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme