Kulturë

Kosova me 17 anëtarë në Akademinë Evropiane të Filmit

Kosova tashmë i ka 17 anëtarë me të drejtë vote në Akademinë Evropiane të Filmit, e cila ndan një nga çmimet më të rëndësishme kinematografike, që konsiderohet “Oscar” evropian.

Duke pasur mundësi që të kontribuoj me po kaq vota, Kosova për nga numri i anëtarëve është para Shqipërisë që ka vetëm katër, Maqedonisë me tre dhe Malit të Zi me dy anëtarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të hënën është bërë e ditur se Akademisë Evropiane të Filmit i janë shtuar edhe aktorët Adriana Matoshi, Astrit Kabashi e producenti Trim Musliu. Ata i janë bashkuar anëtarëve të tjerë që më herët ishin bërë pjesë e institucionit prestigjioz, mes të cilëve Arben Zharku, Veton Nurkollari, Jeton Budima, Visar Krusha e të tjerë. Treshja e re që iu shtua Akademisë është propozuar nga Arben Zharku, i cili njëherësh është edhe drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

“Propozimin e kam bërë unë. Jam anëtar i parë dhe kam bashkëpunim shumë të mirë. Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi janë propozuar për faktin se filmi ‘Babai’ ka qenë i nominuar për ‘European Film Award”, ndërsa Trim Musliu është pranuar në kuadër të një programi të rinj për artistë që kanë pasur sukses ndërkombëtar dhe janë nën moshën 36 vjeç”, ka thënë Zharku.

Sipas tij, të jesh anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, fillimisht është nder e pastaj edhe kontribut për kinematografinë e vendit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.